Policia e Kosovës, ka publikuar të dhënat ditore për ngjarjet e ndodhura në 24 orët e fundit.
Sipas raportit janë shënuar 60 aksidente, 23 me të lënduar dhe 37 me dëme materiale, përcjell AutoPortali.
Gjatë kësaj periudhe, gjithashtu janë shqiptuar 2 mijë e 869 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.
Statistikat e përgjithshme të Policisë së Kosovës:
| Aksident trafiku me fatalitet | 00 |
| Aksident trafiku me të lënduar | 23 |
| Aksident trafiku me dëme materiale | 37 |
| Tiketa trafiku të shqiptuara | 2869 |
| Persona të arrestuar | 41 |
| Persona në mbajtje | 13 |
| Persona në ndalim policor | 00 |
| Persona në vuajtje të dënimit | 03 |



