Gjatë muajit shkurt 2026, Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar gjithsej 330 gjoba ndaj shoferëve që kanë përdorur telefonin gjatë vozitjes duke rrezikuar, sipas Policisë, sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.
Policia apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të përqendrohen plotësisht në drejtimin e automjetit dhe të shmangin çdo lloj shpërqendrimi, pasi edhe një sekondë pakujdesie mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve, transmeton KlanKosova, përcjell AutoPortali.
“Qytetarët mund të raportojnë çdo shkelje të rregullave të trafikut:
Drejtpërdrejt në stacionin më të afërt të policisë
Përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”
Në numrat e telefonit kujdestar: 192, 0290/326-250, 0290/322-406
Sigurojmë qytetarët se konfidencialiteti i të dhënave tuaja do të ruhet plotësisht”, thuhet në njoftim.



