Aksident në magjistralen Prishtinë-Ferizaj
A

Aksident në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Një aksident ndërmjet një furgoni dhe një veture ndodhi mëngjesin e sotëm në Çagllavicë, në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Aksidenti shkaktoi radhë automjetesh për një kohë me Policinë që kishte shkuar aty.

Të paktën një person mori trajtim mjekësor. Ai u pa duke u futur në autoambulancën e cila kishte shkuar gjithashtu në vendin e ngjarjes.

Policia nuk i është përgjigjur ende zyrtarisht Gazetës Express lidhur me këtë aksident, përcjell AutoPortali.

TË FUNDIT