Rreth 2 mijë shoferë të ndëshkuar brenda 24 orëve
R

Rreth 2 mijë shoferë të ndëshkuar brenda 24 orëve

Policia e Kosovës, ka publikuar të dhënat ditore për ngjarjet e ndodhura në 24 orët e fundit.

Sipas raportit janë shënuar 39 aksidente, 16 me të lënduar dhe 23 me dëme materiale, përcjell AutoPortali.

Gjatë kësaj periudhe, gjithashtu janë shqiptuar rreth 2 mijë tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Statistikat e përgjithshme të Policisë së Kosovës:

Aksident trafiku me fatalitet 0
Aksident trafiku  me të lënduar 16
Aksident trafiku  me dëme materiale 23
Tiketa trafiku të shqiptuara 1902
Persona të arrestuar 14
Persona në mbajtje 11
Persona në ndalim policor 0
Persona në vuajtje të dënimit 1

TË FUNDIT