Të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira gjatë ditës, me mundësi për ndonjë reshje të izoluar, veçanërisht në zonat malore.
Sipas MeteoKosova, era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 8-25 km/h, përcjell AutoPortali.
Temperaturat minimale do të luhaten prej 0 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 18°C.



