Komuna e Prishtinës ka caktuar tashmë hapësirën zyrtare për hedhjen e mbeturinave inerte, ndërkohë që qytetarët paralajmërohen të respektojnë rregullat e menaxhimit të tyre.
Luftar Braha, drejtor i Shërbimeve Publike në Prishtinë, theksoi në emisionin “Fol me Arin”, se hedhja e mbeturinave të voluminoze, të mobiljeve, orendive shtëpiake apo sanitarëve në vende jo të autorizuara ka qenë gjithmonë e paligjshme dhe mbetet e tillë edhe sot, raporton KlanKosova, përcjell AutoPortali.
“Janë disa elemente që duhet me i sqaru për qytetarët, hedhja e mbeturinave vellimore, mobilerisë, orendive shtëpiake, sanitarisë, gjithmonë ka qenë ilegale, vazhdon të jetë edhe sot, dmth qytetarët nuk kanë të drejtë veç me i hudh veç nëpër kontenjera, sepse ska kush me i mbledh ato. Nuk është detyrë e komunës apo e pastrimit, normalisht duhet me kontraktu për deponi, për mbajtje, ose kompaninë “Pastrimi, ose kompaninë “Gjelbërt, ose ndonjë kompani që është e licensuar për bartjen e mbeturinave, jo çdo kush ka këtë drejtë”, tha Braha.
Për më shumë, ndiqni videon e plotë:



