49 aksidente brenda një dite në Kosovë
4

49 aksidente brenda një dite në Kosovë

Policia e Kosovës, ka publikuar të dhënat ditore për ngjarjet e ndodhura në 24 orët e fundit.

Sipas raportit janë shënuar 49 aksidente, 19 me të lënduar dhe 30 me dëme materiale, përcjell AutoPortali.

Gjatë kësaj periudhe, gjithashtu janë shqiptuar mbi 2 mijë tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Statistikat e përgjithshme të Policisë së Kosovës:

Aksident trafiku me fatalitet 00
Aksident trafiku  me të lënduar 19
Aksident trafiku  me dëme materiale 30
Tiketa trafiku të shqiptuara 2699
Persona të arrestuar 17
Persona në mbajtje 11
Persona në ndalim policor 01
Persona në vuajtje të dënimit 00

TË FUNDIT