Në Kosovë gjatë kësaj fundjave do të mbizotërojë mot i vranët me intervale me diell, por parashihen edhe reshje shiu.
Sipas Institutit Hidrometerologjik të Kosovës, gjatë së shtunës temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 7 gradë Celsius, kurse të dielën deri në 9 gradë.
“E shtunë – Mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje shiu. Temperaturat minimale 0 deri 3 C. Temperaturat maksimale 5-7C. E diel – Mot i vranët dhe intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu”, thuhet në njoftim, përcjell AutoPortali.



