Sot në mesditë është raportuar se një këmbimore është grabitur në Ferizaj.
Ndërsa për detajet ka folur Zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Ferizaj, Kanun Veseli, i cili tha se një person i maskuar nën kërcënimin e armës së zjarrit ka arritur të grabisë një shumë të caktuar të parave, shkruan lajmi.net.
“Me datën 27.03.2024 rreth orës 12:20 kemi pranuar një informacion se në një këmbimore, e cila gjendet ne rrugën” Sali Qeku” në Ferizaj, dyshohet se një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit ( pistolet) arrinë të marrë (grabitë)një shumë të caktuar të parave dhe të largohet në drejtim të panjohur. Menjëherë ekipe të policisë, policë të rendit, hetues të stacionit, si dhe hetuesit dhe krimteknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë masat e nevojshme të hetimit për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit e kësaj ngjarje.



