Nisin punimet për riparimin e rrugës në Carralevë të Shtimes
N

Nisin punimet për riparimin e rrugës në Carralevë të Shtimes

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka njoftuar se sot kanë nisur punimet për riparimin e rrugës në fshatin Carralevë të Shtimes.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se është lidhur kontrata dhe sot ka filluar realizimi i punimeve për sanimin e rrëshqitjes së trupit të rrugës në fshatin Carralevë, në Komunën e Shtimes”, ka shkruar ai në Facebook, përcjell AutoPortali.

Në njoftim thuhet se ky intervenim do ta rikthejë sigurinë dhe stabilitetin e plotë në këtë pjesë të rrugës.

Njoftimi i plotë:

TË FUNDIT