Kompaninë britanike pothuajse 70-vjeçare të makinave sportive Marcos po e merr përsëri nën drejtim pronari i ri, Howard Nash.
Pas vështirësive financiare, Nash synon të rikthejë kompaninë në garë dhe prodhimin e makinave rrugore, transmeton Telegrafi, përcjell AutoPortali.
Prototipi i parë, Mosquito, zhvillon 300 kuaj fuqi, duke përdorur pjesë nga Mini.
Nash thotë se makina “trajtohet bukur”, dhe reagimet pozitive mund ta bëjnë atë një model të limituar për pista, të ngjashëm me Mini Marcos origjinal.
Marcos po planifikon edhe një makinë të re me motor në mes dhe 250 kuaj fuqi, me variant rrugor dhe për pista që mund të prezantohen para fundvitit.
Sot kompania punëson 46 persona dhe zotëron të gjitha të drejtat e markës.



