Shembja e rrugës në Prishtinë, gjobitet investitori
S

Shembja e rrugës në Prishtinë, gjobitet investitori

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se është gjobitur investitori dhe përfaqësuesi ligjor për rastin e shembjes së rrugës “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë.

Sipas njoftimit, ndaj investitorit është iniciuar procedurë kundërvajtëse, me ç’rast janë shqiptuar gjoba 30 mijë euro për kompaninë investitore dhe 3 mijë euro për përfaqësuesin ligjor, përcjell AutoPortali.

Po ashtu, Rama ka theksuar se deri më tani nuk janë prezantuar vendimet e inxhinierëve mbikëqyrës lidhur me këtë rast. Për këtë arsye, është kërkuar nga Oda e Inxhinierëve të Kosovës që të iniciojë procedurat për tërheqjen e licencave të inxhinierëve mbikëqyrës.

Njoftimi i plotë:

Shembja e rrugës në Prishtinë, hetimet vazhdojnë

TË FUNDIT