Rrokulliset një traktor, humb jetën një person
R

Rrokulliset një traktor, humb jetën një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Leskoc, ku një traktor është rrokullisur në rrethana ende të paqarta.

Sipas informacioneve të para të siguruara nga Klina.info dyshohet se si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën shoferi i mjetit, i identifikuar si Gj.D, 57 vjeç, shkruan IndeksOnline, përcjell AutoPortali.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë ekipet e emergjencës dhe autoritetet përkatëse, të cilat po hetojnë shkaqet që çuan në këtë aksident tragjik.

TË FUNDIT