Moti sot me diell dhe vranësira
M

Moti sot me diell dhe vranësira

Të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe mund të ketë brymë.

Sipas MeteoKosova, era do të fryjë nga veriu dhe verilindja, e cila kohë pas kohe dhe lokalisht pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-40 km/h, përcjell AutoPortali.

Temperaturat do të shënojnë ngritje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej -1 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 20°C.

TË FUNDIT