Lushaku: Semaforët te sheshi “Rexhep Luci” aktivizohen plotësisht nga e hëna
L

Lushaku: Semaforët te sheshi “Rexhep Luci” aktivizohen plotësisht nga e hëna

Drejtori i Drejtorisë së Mobilitetit në Prishtinë, Donat Lushaku i ftuar në emisionin “Fol me Arin” ka njoftuar vendosjen e semaforëve në tunelin te sheshi “Rexhep Luci” në kryeqytet.

Tuneli i cili njihej si “problematik” në Prishtinë ka sjellur shqetësim te qytetarët, teksa Lushaku thotë se problemet do të evitohen me semaforët e rinj, raporton KlanKosova.tv, përcjell AutoPortali.

“Dje është bërë vetëm montimi i semaforëve, ndërsa do të kemi takim për të parë se si do të funksionojë aktivizimi. Shpresoj që me disa teste që do të bëhen gjatë vikendit, prej të hënës i kemi krejtësisht aktiv që pastaj do të rregullojnë lëvizjen në këtë tunel që është cekur me të drejtë si problematik, sepse ka pasur shqetësime nga banorët, ka pasur telashe në kuptimin edhe përleshjeve deri në fizike dhe të njëjtat janë shmangur me montimin e semaforëve”, tha Lushaku.

TË FUNDIT