Aplikim rekord për Drag Race
A

Aplikim rekord për Drag Race

Fundjava e parë e majit në rrafshin automobilistik sportiv pa dyshim do të jetë “e zjarrtë”.

Drag Race 1 që mbahet në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë e ka marrë vëmendjen e të gjithëve.

Numri i atyre që kanë aplikuar për pjesëmarrje është më i madhi në historinë e kësaj gare.

Garues të dëshmuar, veturat më atraktive, interesim i jashtëzakonshëm i dashamirëve të auto sportit dhe parashikimi i motit që i shkon për shtati këtij eventi, janë sinjale të qarta për një festë të madhe automobilistke.

Klubi organizator, Eurogoma Racing Team në bashkëpunim me Federatën e Auto Sportit të Kosovës dhe intstitucionet tjera relevante i kanë bërë përgatitjet e duhura për një garë që nuk duhet humbur.

Më 2 e 3 maj, destinacioni për secilin është i qartë, Drag Race 1, në Sllatinë.

TË FUNDIT