Ferizaj: 254 gjoba për përdorim telefoni gjatë vozitjes në prill
F

Ferizaj: 254 gjoba për përdorim telefoni gjatë vozitjes në prill

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore në Kosovë.

Sipas njoftimit nga Policia Rajonale e Ferizajt, vetëm gjatë muajit prill të këtij viti janë shqiptuar gjithsej 254 gjoba ndaj shoferëve që kanë shkelur këtë rregull, duke rrezikuar sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion, përcjell AutoPortali.

Policia u bën thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo shkelje të rregullave të trafikut përmes këtyre formave:

Drejtpërdrejt në stacionin më të afërt të policisë

Përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”

Në numrat e telefonit kujdestar: 192, 0290/326-250, 0290/322-406.

Njoftimi i plotë:

TË FUNDIT