Një incident i rrezikshëm ka ndodhur sot në lagjen e Muhaxherëve, në rrugën “Rrusetm Statovci” në Prishtinë, ku një taksie i është bllokuar timoni, duke dalë jashtë kontrollit dhe duke përfunduar në trotuar.
Si pasojë, sipas lexuesve të Klankosova.tv, janë rrezikuar qytetarët dhe shtëpitë pranë rrugës, përcjell AutoPortali.
Sipas tyre, vetëm pengesat e vendosura kanë bërë që automjeti të mos depërtojë në oborrin e një shtëpie, duke shmangur kështu pasoja edhe më të mëdha.
Klankosova.tv ka dërguar pyetje në polici për të marrë detaje më të hollësishme mbi rastin.



