Parashikimi i motit për ditën e sotme
P

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje shiu, gjegjësisht gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes.

Sipas MeteoKosova, në momente të caktuara, reshjet pritet të jenë në formë rrebeshi dhe, si pasojë e prezencës së pluhurit saharian, do të shoqërohen me baltë, përcjell AutoPortali.

Era do të fryjë nga jugperëndimi, jugu dhe juglindja, me shpejtësi prej 6-37 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 9 deri në 11°C, ndërsa maksimalet prej 18 deri në 22°C. Gjatë reshjeve në orët e pasdites, temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme.

TË FUNDIT