Aksident në Ramnishtë të Vitisë, humb jetën një 70-vjeçar
A

Aksident në Ramnishtë të Vitisë, humb jetën një 70-vjeçar

Një 70-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në rrugën Viti-Ramnishtë.

Rastin për AutoPortali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Sot më 28.05.2026, rreth orës 08:30, në rrugën Viti – Ramnishtë, ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet dy veturave. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Trafikut Rajonal, ndërsa sipas hetimeve të para, lëndime trupore kanë pësuar të dy drejtuesit e automjeteve, të cilët janë banorë të Komunës së Vitisë”.

Sipas Hashanit, “njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda trupore. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal në Gjilan për trajtim mjekësor. Personi i lënduar, rreth 70-vjeçar nga fshati Lubishtë i Komunës së Vitisë, përkundër përpjekjeve të mjekëve dhe trajtimit të ofruar në Spitalin e Gjilanit, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë”.

Ai tha se hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit janë duke u zhvilluar nga hetuesit rajonalë të aksidenteve të trafikut të Policisë së Kosovës në Gjilan.

TË FUNDIT