Humb jetën një këmbësor pasi u godit nga një veturë në Pejë
H

Humb jetën një këmbësor pasi u godit nga një veturë në Pejë

Një këmbësor ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Zllapek të Pejës.

Rastin për AutoPortali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se vozitësi i veturës është arratisur.

“Rreth orës 11:00, policia ka marrë informatën për një aksident në fshatin Zllapek. Një veturë ka goditur një këmbësor dhe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen në vendin e ngjarjes. Vozitësi i veturës është arratisur, ndërsa vetura ndodhet aty”, tha Gashi.

TË FUNDIT