Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën “Mulla Zekë Bërdynaj” në Novosellë të Pejës.
Rastin për AutoPortalin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se në aksident ishin përfshirë dy vetura.
Ai theksoi se lidhur me rastin tashmë kanë nisur hetimet.



