Një shqiptar dhe dy gjermanë të lënduar nga aksidenti mes pesë veturave në Tepelenë
N

Një shqiptar dhe dy gjermanë të lënduar nga aksidenti mes pesë veturave në Tepelenë

Tre persona (një shqiptar e dy gjermanë) janë lënduar si pasojë e një aksidenti në Shqipëri.

Rasti ka ndodhur në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Fratar, në Mallakastër.

Në këtë aksident u përfshinë pesë vetura, raportojnë mediat shqiptare transmeton Klankosova.tv.

Personat e lënduar janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në spitalin e Fierit.

Aktualisht siç raportohet ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë dal policia dhe hetuesit, të cilët po punojnë për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti zinxhiror, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë, si pasojë e aksidentit, trafiku u bllokua për minuta të tëra duke shkaktuar radhë kilometrike.

TË FUNDIT