Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë të ditura çmimet e derivateve për këtë të mërkurë në Kosovë.
Për dallim prej një dite më parë, sot çmimi i naftës ka shënuar rritje për një cent.
Sipas çmimeve tavan, sot nafta do të shitet 1.49 euro për litër, përderisa gjatë së martës çmimi ka qenë 1.48 euro për litër, raporton KlanKosova, përcjell AutoPortali.
Kurse, benzina do të kushtojë 1.41 euro për litër.
Ndërkaq, gasi ka çmim 0.72 cent për litër.



