Ditë me diell dhe vranësira
D

Ditë me diell dhe vranësira

Të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes pritet në zona të caktuara të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh. Nuk përjashtohet mundësia për breshër të vogël.

Sipas MeteoKosova, era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, konkretisht në ato zona ku ka zhvillime konvektive, me shpejtësi prej 15-55 km/h, përcjell AutoPortali.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 12 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 26 deri në 29°C.

TË FUNDIT