Humb jetën një i mitur në aksidentin në Komoran
H

Humb jetën një i mitur në aksidentin në Komoran

Një i mitur ka mbetur i vdekur si pasojë e aksidentit në rrugën Carralevë-Komoran.

Rasti për AutoPortali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 09:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Carralevë-Komoran, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë e përfshirë një automjet”.

“Si pasojë e aksidentit ngasësi i automjetit nuk ka arritë të përballojë plagët, dhe i njëjti ka vdekur. Vdekja e viktimës (mashkull) i mitur  është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK”, thuhet në konfirmim.

Ndërkohë, me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.

Aksident trafiku në Komoran të Drenasit

TË FUNDIT