Piloti spanjoll i Ducatit, Marc Marquez, fitoi të dielën garën e Çmimit të Madh të Republikës Çeke në MotoGP. Në pistën e Brnos, spanjolli bëri një paraqitje shumë të mirë, duke korrur suksesin e dytë sezonal, i dyti radhazi.
Një fitore që rikthen Marquez në grupin e pretendentëve për titull, që përfitoi edhe nga mungesa në këtë garë e kryesuesit të Botërorit, Marco Bezzecchi. Piloti i Aprilias u pezullua nga organizartorët pas një incidenti me një komisar të garës ditën e shtunë.
Gjithsesi, Bezzecchi ruan mkreun e renditjes. Në vendin e dytë u rendit japonezi i Aprilias, Trackhouse, Ai Ogura, rezultati i tij më i mirë në MotoGP. Podiumi kompletohet me italianin e Ducatti, Francesco Bagnaia, fitues të shtunën i garës sprint.



