Gabimi që bëjnë shumë shoferë me klimën e makinës
G

Gabimi që bëjnë shumë shoferë me klimën e makinës

Gjatë vapës, shumë shoferë e vendosin klimën në temperaturën më të ulët, por ekspertët thonë se kjo mund të dëmtojë shëndetin dhe të rrisë konsumin e karburantit.

Këshilla kryesore: Temperatura në makinë nuk duhet të jetë më shumë se 6°C më e ulët se ajo jashtë. Për shembull, nëse jashtë janë 34°C, klima duhet të jetë rreth 28°C.

Ftohja e tepërt mund të shkaktojë dhimbje koke, ngurtësim të muskujve dhe probleme me frymëmarrjen, veçanërisht te fëmijët dhe të moshuarit.

Për përdorim më efikas, ajroseni makinën për pak sekonda para se të ndizni klimën, në mënyrë që ajri i nxehtë të dalë jashtë.

 

TË FUNDIT