Marco Bezzecchi është pezulluar nga Çmimi i Madh i Çekisë pasi, gjatë garës sprint, në një moment zemërimi pati një përplasje fizike me një komisar të pistës.
Piloti italian i Aprilia kërkoi falje publike për sjelljen e tij: “Dua t’i kërkoj falje gjithë komunitetit të MotoGP për sjelljen time ndaj komisarit. Më vjen keq, sepse e di sa shumë punojnë dhe sakrifikojnë ata për sigurinë tonë. Një sjellje e tillë nuk duhet të ndodhë dhe nuk ka asnjë justifikim për të. U kërkoj falje të gjithëve, Aprilias dhe tifozëve të mi”.
Incidenti ndodhi në fund të garës sprint në Brno, kur Bezzecchi humbi kontrollin e motorit dhe doli nga pista ndërsa ishte në vendin e pestë. Për shkak të këtij veprimi, ai u dënua me pezullim nga gara kryesore e së dielës.
Fitorja në sprint i takoi Francesco Bagnaia, ndërsa pas tij u renditën Ai Ogura dhe Marc Marquez. Bezzecchi duhej të nisej nga pozita e katërt në garën kryesore, por vendin e tij në start e mori Marc Marquez.



