Aksident mes trenit dhe një veture në Fushë Kosovë, një person i lënduar
A

Aksident mes trenit dhe një veture në Fushë Kosovë, një person i lënduar

Të mërkurën rreth orës 14:00 ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime në Fushë Kosovë.

Lajmin për AutoPortali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Plana.

 “Rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në Fushë Kosovë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një tren. Sipas informatave fillestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku Rajonal”, tha Pllana.

TË FUNDIT