Infrakos Sh.A ka njoftuar qytetarët, operatorët ekonomikë dhe të gjithë përdoruesit e rrugëve që kryqëzojnë hekurudhën, që të respektojnë brezin e sigurisë pranë binarëve.
Sipas njoftimit, në linjën hekurudhore Fushë Kosovë–Pejë janë instaluar laura automatike në vendkalimet hekurudhore, të cilat funksionojnë përmes sensorëve për të garantuar sigurinë e trafikut hekurudhor dhe atij rrugor.
Kompania thekson se ndalohet afrimi më pak se tre metra nga trupi i binarit pa autorizim, ndërsa paralajmëron se shkeljet do të monitorohen me kamera dhe do të raportohen te organet kompetente.
Njoftimi i plotë:



