Mbi dy mijë gjoba trafiku brenda një dite në Kosovë
M

Mbi dy mijë gjoba trafiku brenda një dite në Kosovë

Policia e Kosovës, ka publikuar të dhënat ditore për ngjarjet e ndodhura në 24 orët e fundit.

Sipas raportit janë shënuar 71 aksidente, 26 me të lënduar dhe 45 me dëme materiale, përcjell AutoPortali.

Gjatë kësaj periudhe, gjithashtu janë shqiptuar mbi 2 mijë tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Statistikat e përgjithshme të Policisë së Kosovës:

Aksident trafiku me fatalitet 0
Aksident trafiku me të lënduar 26
Aksident trafiku me dëme materiale 45
Tiketa trafiku të shqiptuara 2229
Persona të arrestuar 12
Persona në mbajtje 12
Persona në ndalim policor 0
Persona në vuajtje të dënimit 0

TË FUNDIT