Gara me vetura në Gjakovë, dy shoferë dënohen me nga 500 euro
G

Gara me vetura në Gjakovë, dy shoferë dënohen me nga 500 euro

Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjakovë, në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme për rritjen e sigurisë në komunikacion, ka ndërmarrë masa për parandalimin e garave ilegale të shpejtësisë me automjete.

Policia ka bërë të ditur se ndaj dy shoferëve janë shqiptuar masa ndëshkuese. Secili prej tyre është gjobitur me nga 500 euro gjobë, pesë pikë negative, si dhe u është shqiptuar masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të automjetit për 12 muaj, përcjell AutoPortali.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë me policinë dhe të respektojnë rregullat në trafik, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore.

Njoftimi i plotë:

TË FUNDIT