Një nga banorët e Magurës ankohet për gjendjen me mbeturina
N

Një nga banorët e Magurës ankohet për gjendjen me mbeturina

Një banor i fshatit Magurë në Lipjan ka ngritur shqetësimin për mosmbledhjen e mbeturinave prej rreth dy javësh.

Sipas pamjeve që ka dërguar në redaksinë e Klankosova.tv, kontejnerët janë mbushur tej mase, ndërsa mbeturinat janë shpërndarë edhe përreth tyre, përcjell AutoPortali.

“Na ka mbetur bërlloku pa e marrë qe dy javë. Nuk po mund të rrimë as në këtë kohë vere në oborr. Krejt sokakët janë njësoj, të gjitha janë mbushur me mbeturina”, ka thënë banori.

TË FUNDIT