Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 10:30 në Shkabaj të Prishtinës.
Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion, shkruan AutoPortali.
Sipas informatave jozyrtare, nuk raportohet për persona të lënduar.
AutoPortali ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të konfirmimit zyrtar për rastin.



