Voziti 117 km/h në zonën me kufizim 60 km/h, ndëshkohet shoferi
V

Voziti 117 km/h në zonën me kufizim 60 km/h, ndëshkohet shoferi

Një shofer është ndëshkuar nga Policia pasi u kap duke vozitur me shpejtësi 117 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 60 km/h.

Rasti ka ndodhur rreth orës 09:05 në rrugën magjistrale Leposaviq–Mitrovicë, në fshatin Serbovc, përcjell AutoPortali.

Sipas njoftimit, 27-vjeçarit i është shqiptuar gjobë prej 300 eurosh, i janë vendosur tre pikë negative dhe i është ndaluar drejtimi i automjetit për tre muaj.

Njoftimi i plotë:

TË FUNDIT