Një aksident trafiku ka ndodhur sot në zonën e njohur si “te Qafa”, në qendër të Prishtinës.
Fotografitë tregojnë se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
Motoçikleta ka mbetur e rrëzuar në rrugë, pranë pjesës së përparme të veturës, ndërsa në vendin e ngjarjes shihen zyrtarë policorë dhe një ekip i Emergjencës.
Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e personave të përfshirë, ashtu sikur nuk dihen as rrethanat e aksidentit.
AutoPortali ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të konfirmimit zyrtar për rastin.



