Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se janë duke vazhduar punimet për stabilizimin e shpateve anësore në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Sipas njoftimit, kjo po bëhet me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion dhe mbrojtjen e infrastrukturës rrugore, përcjell AutoPortali.
Ministria thekson se punimet po realizohen me standarde të larta, në mënyrë që autostrada të ofrojë siguri dhe funksionalitet maksimal për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.
Njoftimi i plotë:



