Digjet një veturë te Mati 1, akuzohet gruaja që dyshohet se ia vuri flakën edhe ashensorit (VIDEO)
D

Digjet një veturë te Mati 1, akuzohet gruaja që dyshohet se ia vuri flakën edhe ashensorit (VIDEO)

Djegia e veturës së saj dhe, siç thotë ajo, mosreagimi në kohë i institucioneve, e kanë shqetësuar një banore të lagjes Mati 1 në Prishtinë.

Prishtinasja ka bërë të ditur për redaksinë e Klankosova.tv, se më 15 korrik, rreth orës 07:30 të mëngjesit, vetura e saj është përfshirë nga zjarri.

Sipas saj, dyshohet se rasti lidhet me një person që mund të ketë shkaktuar edhe raste të tjera të zjarreve në këtë lagje.

Banorja thotë se, para djegies së veturës, ishte dëmtuar edhe një ashensor, por sipas saj, personi i dyshuar nuk ishte lokalizuar.

“Në rastin konkret, pasi ishte djegur ashensori, u tha se personi nuk ishte arritur të lokalizohej. Vetëm pasi u dogj edhe një veturë, u bë e mundur lokalizimi i saj. Kjo krijon përshtypjen se veprimi i institucioneve intensifikohet vetëm kur pasojat bëhen më të rënda, ndërkohë që një ndërhyrje në kohë mund të kishte parandaluar dëme të tjera”, ka thënë mes tjerash ajo për Klanin, përcjell AutoPortali.

TË FUNDIT