Toyota ka prezantuar versionin e rifreskuar të Yaris Cross, SUV-it të vogël hibrid më të shitur në Evropë. Modeli i ri u testua në Talin të Estonisë, në një event të frymëzuar nga “Alisa në Botën e Çudirave”.
Yaris Cross i ri vjen me një pjesë të përparme të ridizajnuar, drita të reja LED dhe elemente të frymëzuara nga modeli më i madh RAV4. Edhe kabina është përmirësuar me materiale të reja, ndriçim ambiental, karikim wireless dhe lidhje pa kabllo me Apple CarPlay dhe Android Auto.
Versioni Hybrid 130 GR Sport kombinon motorin 1.5-litërsh me tre cilindra me një motor elektrik, duke prodhuar 130 kuaj fuqi dhe 185 Nm çift rrotullues. Përshpejtimi 0–100 km/h bëhet për 10.7 sekonda, ndërsa konsumi gjatë testimit ishte vetëm 4.5 litra/100 km.
)
Toyota ofron edhe versionin AWD-i, me motor elektrik në boshtin e pasmë për më shumë siguri në borë dhe rrugë të rrëshqitshme.
Yaris Cross ruan edhe praktikën e tij, me bagazh deri në 397 litra dhe sistemin e sigurisë T-Mate. Çmimi për tregun serb pritet të bëhet i ditur së shpejti.



