Audi nxori automobilin më ekonomik në historinë e markës
A

Audi nxori automobilin më ekonomik në historinë e markës

Pas 25 vitesh, Audi rikthen modelin legjendar A2, këtë herë si një crossover modern elektrik me emrin A2 e-tron.

Modeli i ri kombinon dizajnin karakteristik të A2 së vjetër me teknologjinë moderne. Audi pretendon se është automobili elektrik më efikas në historinë e markës, me konsum vetëm 12,8 kWh/100 km dhe autonomi deri në 645 km me një karikim, sipas standardit WLTP.

Efikasiteti i lartë vjen edhe falë aerodinamikës së avancuar, me koeficient rezistence ndaj ajrit prej vetëm 0,24, dysheme të mbyllur dhe elementë të veçantë aerodinamikë.

Në kabinë, A2 e-tron ofron një panel dixhital 11,9 inç dhe ekran qendror 12,8 inç, ndërsa dy telefonë mund të karikohen pa kabllo me fuqi deri në 25 W.

 

Audi synon që A2 e-tron të kombinojë efikasitetin, teknologjinë dhe praktikën, duke rikthyer një nga emrat më të veçantë në historinë e markës.

TË FUNDIT