Formula 1 është sporti më i çmendur, ja çfarë ndodhi së fundi
F

Formula 1 është sporti më i çmendur, ja çfarë ndodhi së fundi

Formula 1 vazhdon të befasojë. Vetëm një ditë pasi Aston Martin rinovoi kontratën me Lance Stroll, Haas konfirmoi se do të ndahet nga Esteban Ocon në fund të sezonit.

Ocon iu bashkua Haas në fund të vitit 2024, por nuk arriti të linte gjurmë të mëdha. Bashkëpiloti i tij i ri, Oliver Bearman, e ka tejkaluar në paraqitje dhe ka marrë vlerësime të shumta nga drejtuesit e ekipit.

Ndarja ishte bërë e pritshme pas kritikave publike të shefit të ekipit, Ayao Komatsu. Për vendin e Ocon përmenden disa kandidatë, mes tyre lideri i Formula 2, Rafael Câmara, Jack Doohan, Leonardo Fornaroli dhe Ryo Hirakawa.

Ocon, i cili në të kaluarën ka qenë edhe pilot rezervë i Mercedesit, thotë se nuk do të dorëzohet.

“Po largohem nga ky projekt me kokën lart dhe jam krenar për paraqitjet e mia. Jam ende i motivuar dhe i uritur për sukses. Kjo definitivisht nuk është fundi i karrierës sime në Formula 1”, deklaroi francezi.

TË FUNDIT