Super garë, super pjesëmarrje, Arlind Ramadani rikthehet me fitore

0
42

Arlind Ramadani është fitues i garës së katërt (e fundit) në displinën auto sllallom, e vlefshme për Kampionatin e Kosovës.

Anëtari i Prishtina Racing Team, pas dy vjet mungese, është kthyer në mënyrën më të mirë. Ai me Opel Kadet, në të dyja vozitjet ishte më i shpejti, duke arritur në cak për 44.611 dhe 43.335 sekonda (koha e përgjithshme 01:27.946 minuta).

“Jam i kënaqur që pas dy vitesh u ktheva sërish në garë dhe atë me fitore. Në të dyja vozitjet vetura punoi për mrekulli, ndërsa unë isha shumë i qetë, duke u fokusuar plotësisht në garë. Jam i lumtur që fitova pikërisht në garën e organizuar nga klubi ynë”, ka thënë Ramadani pas fitores.

Në pozitën e dytë, në plasmanin e përgjithshëm u rendit Leutrim Rexhepi i Auto Klubit Kosova Ferizaj. Ai me Golf 3 ishte më i ngadalshëm për vetëm 00:762 të sekondës.

Në podium u gjend edhe Leutrim Bytyçi i AK Ferizajt, i cili me Renault Clio pati kohë të përgjithshme prej 01:29.431 minuta.

Në konkurrencën ekipore, në pozitën e parë u rendit Klubi Auto Kosova Ferizaj, në të dytën AK Ferizaj derisa podiumi u plotësua me klubin organizator Prishtina Racing Team.

Në përgjithësi gara ishte shumë e mirë, me 48 garues pjesëmarrës dhe pa asnjë problem.

Klasa 2
1.Rexhep Bytyqi (Mini Cooper – AK Ferizaj)
2.Labinot Mustafa (Honda Civic – Klubi Auto Kosova Ferizaj)
3.Hysen Iseni (Fiat – AK Ferizaj)

Klasa 3
1.Leutrim Bytyqi (BMW – AK Ferizaj)
2.Lirik Muhaxhiri (Honda Civic – AK Gjakova 137)
3.Orhan Dullovi (Golf 2 – Klubi Auto Kosova Ferizaj)

Klasa 4
1.Visar Gjikolli (Citroën C4 – KMDK)
2.Burim Asllani (Hyundai Kona – AK Ferizaj)
3.Faton Majanci (Peugeot – Prishtina Racing Team)

Klasa 5
1.Rinor Kasabaqi (Audi – Klubi Auto Kosova Ferizaj)
2.Vigan Baxhaku (BMW – KMDK)
3.Lirim Berisha (Porsche – AK Ferizaj)

Klasa 9
1.Kadishe Shabani (Seat Leon – AK Ferizaj)
2.Suanda Jabllanica (Polo – Spirit Karting Kosova)

Klasa 10
1.Arjeta Rysha (BMW – AK Ferizaj)
2.Violeta Nazifi (Golf 7 – AK Ferizaj)
3.Albana Rexha Asllani (Volvo – AK Ferizaj)

Klasa 11
1.Gjengiz Hajrullahu (Opel Corsa – Klubi Auto Kosova Ferizaj)
2.Vehad Qorolli (Peugeot 106 – AK Ferizaj)

Klasa 13
1.Leutrim Rexhepi (Golf 3 – Klubi Auto Kosova Ferizaj)
2.Kushtrim Bytyqi (Renault Clio – AK Ferizaj)
3.Valdrin Krasniqi (Opel Astra – AK Drenica)

Klasa 14
1.Arlind Ramadani (Opel Kadet – Prishtina Racing Team)
2.Belkim Fazliu (Renault Megane – AK Prizreni D&G)
3.Valon Rexhepi (Opel Astra OPC – Eurogoma Racing Team)

Klasa 15
1.Pajtim Qupeva (Audi A3 – Klubi Auto Kosova Ferizaj)
2.Albatrit Sylejmani (Caddy – AK Ferizaj)
3.Drilon Krasniqi (Opel Corsa – AK Drenica)

Klasa 16
1.Allmir Brahimi (ID3 – Klubi Auto Kosova Ferizaj)
2.Erdon Jashari (ID3 – Klubi Auto Kosova Ferizaj)

Promo
1.Kledi Lami (Golf 5 – N/A)
2.Rezart Cangu (Suzuki Swift – N/A)

Plasmani i përgjithshëm:
1.Arlind Ramadani (Opel Kadet – Prishtina RT) 01:27.946
2.Leutrim Rexhepi (Golf 3 – Klubi Auto Kosova Ferizaj) 01:28.708
3.Kushtrim Bytyçi (Renault Clio – AK Ferizaj) 01:29.431

Renditja ekipore
1.Klubi Auto Kosova Ferizaj 60 pikë
2.AK Ferizaj 60
3.Prishtina Racing Team 42
4.KMDK 35
5.AK Drenica 24
6.Eurogoma Racing Team 22
7.AK Prizreni D&G 15
8.AK Gjakova 137 15
9.Spirit Karting Kosova 15

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu