Gjuha sekrete e motoçiklistëve: Çfarë kuptimi kanë gjestet e tyre?
G

Gjuha sekrete e motoçiklistëve: Çfarë kuptimi kanë gjestet e tyre?

Motoçiklistët përdorin gjeste për të komunikuar në rrugë dhe për të paralajmëruar njëri-tjetrin për rreziqe.

Trokitja mbi helmetë: Paralajmërim për polici, radar ose rrezik në rrugë. Nëse e shihni këtë gjest, ulni shpejtësinë dhe tregoni kujdes.

Zgjatja e këmbës së djathtë pas parakalimit: Shpreh mirënjohje ndaj shoferit që i ka krijuar hapësirë për kalim të sigurt.

Dora e majtë e shtrirë poshtë me dy gishta të hapur: Përshëndetje dhe shenjë respekti mes motoçiklistëve.

Tregimi me gisht ose me këmbë drejt rrugës: Paralajmërim për gropa, vaj, rërë apo zhavorr.

Këto gjeste janë pjesë e një kodi joformal mes motoçiklistëve. Ato ndihmojnë në komunikimin dhe rritjen e sigurisë në trafik, por nuk janë rregulla zyrtare të Kodit Rrugor.

TË FUNDIT