Blin Shala gati për sfidën e radhës ndërkombëtare
B

Blin Shala gati për sfidën e radhës ndërkombëtare

Pas sukseseve në garat vendore, Blin Shala po bëhet gati për një tjetër sfidë në arenën ndërkombëtare.

Piloti i Spirit Karting Kosova, do të marrë pjesë në garën ndërkombëtare të kartingut THE FINALS 2026, të organizuar nga IRK Promotion/TBKART, e cila do të mbahet nga 13 deri më 15 nëntor në Ortona të Italisë.

Ky event, një nga ngjarjet kulmore të sezonit, bashkon pilotë nga vende të ndryshme të botës në një konkurrencë të fortë, ku kërkohen shpejtësi, precizitet dhe përgatitje e lartë sportive.

Pas përvojës në garën 24-orëshe THE 24 në Ottobiano të Italisë, Blin përballet me një tjetër sfidë ndërkombëtare, me synimin për të treguar potencialin e tij dhe për të arritur rezultate sa më të mira.

Ndërsa, Blini është kampion i Kosovës në karting, në Klasën 1.

TË FUNDIT