Aprilia deklarohet për përplasjen Bezzecchi – Marquez (VIDEO)
A

Aprilia deklarohet për përplasjen Bezzecchi – Marquez (VIDEO)

Drejtori ekzekutiv i Aprilia Racing, Massimo Rivola, ka kritikuar vendimin e komisarëve të garës për të mos ndëshkuar Marc Marquezin pas përplasjes me Marco Bezzecchin në garën Sprint të Katarit.

Incidenti ndodhi në kthesën e parë, kur Bezzecchi dhe Marquez u përplasën, duke bërë që piloti italian të rrëzohej dhe të humbiste pikë të rëndësishme në garën për titullin kampion.

Rivola, i cili reagoi me duartrokitje ironike ndaj vendimit të komisarëve, deklaroi për DAZN se përgjegjësia ishte e Marquezit.

“Marco nuk kishte asnjë mundësi ta shmangte përplasjen. Prandaj, nëse nuk ishte Marco, atëherë ishte Marc. Ishte Marquez ai që iu afrua Bezzecchit dhe jo e kundërta”, deklaroi Rivola.

Ai shtoi se komisarët duhej të kishin dëgjuar edhe pilotët përpara se të merrnin vendimin përfundimtar.

Megjithatë, Bezzecchi u rikthye fuqishëm të dielën, duke fituar Çmimin e Madh të Katarit dhe duke ruajtur ende shpresat për titullin. Márquez përfundoi i dyti, duke e çuar epërsinë e tij në kampionat në 60 pikë.

TË FUNDIT