Honda ka zbuluar emrin e SUV-it të ri elektrik të madhësisë së mesme, Honda Alfa, premiera botërore e të cilit do të mbahet më 2 dhjetor.
Modeli bazohet në konceptin 0 Alpha, të prezantuar në Tokio, ndërsa versioni për prodhim serik ka ruajtur pjesën më të madhe të dizajnit modern dhe aerodinamik.
India do të jetë qendra kryesore e prodhimit, konkretisht fabrika e Hondas në Tapukara. Prej aty, automjeti do të furnizojë tregun vendas dhe do të eksportohet në tregjet ndërkombëtare.
Honda Alfa do të jetë ndër modelet e para me logon e re, minimaliste, të kompanisë, e rezervuar për gjeneratën e ardhshme të automjeteve elektrike.
)
Për momentin, Honda nuk ka zbuluar fuqinë e motorit, kapacitetin e baterisë, shpejtësinë e karikimit apo autonominë.
Të gjitha detajet teknike pritet të zbulohen më 2 dhjetor, në premierën zyrtare botërore.



