Fitorja e katërt sezonale për Max Verstappen erdhi pas një gare të jashtëzakonshme të zhvilluar në pistën e Las Vegas. Piloti holandez arriti të triumfojë fillimisht pas një dueli të fortë me dy rivalët e Mercedes dhe më pas me ata të McLaren.
“Nuk besoj se kam përjetuar ndonjëherë një garë si kjo, të paktën jo në Formula 1. Do ta quaja surreale…”, tha Verstappen, referuar faktit se kryesuesi i garës ndryshoi në 35 raste.
“Gjithçka shkoi mirë që në fillim. E realizuam për mrekulli strategjinë për menaxhimin e energjisë, por më pas të tjerët na arritën dhe situata u bë disi e ndërlikuar”, shtoi Verstappen.
Më pas, holandezi shtoi: “Bëmë gjithçka siç duhet edhe pse kishte parakalime të vazhdueshme. Efekti i ‘slipstream’ (lëvizjes nën rrymën e ajrit të makinës përpara) ishte jashtëzakonisht i fuqishëm, ishte e pamundur të shkëputeshim”.
“Ky sezon nuk nisi mirë, por kemi arritur ta ndryshojmë vërtet situatën dhe vazhdojmë të përmirësohemi, duke pasur parasysh vitin e ardhshëm”, deklaroi Max Verstappen.



