Qindra mijëra njerëz në disa shtete në SHBA kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa në disa pjesë të vendit është vendosur gjendja e jashtëzakonshme për shkak të stuhive të forta që rrezikojnë të kthehen në tornado.
Gjatë natës një stuhi e fortë goditi qytetin Jeffersonville në shtetin e Xhorxhias dhe shtetin e Indianës dhe numri i të lënduarve në vende të veçanta nuk i kalon dhjetë.
Një vdekje dyshohet se lidhet me stuhinë në Tula, Oklahoma.
Një paralajmërim tornado ishte në fuqi për katër qarqe në Florida qendrore, ku jetojnë rreth 6.5 milionë njerëz, me erëra prej 110 kilometrash në orë.
Parashikuesit paralajmërojnë se stuhitë e forta “të afta për të prodhuar disa tornado” mund të godasin sot Virxhinian lindore dhe Karolinën e Veriut, raporton CBS News.
Të martën, 16 tornado u raportuan në agjencitë shtetërore të motit në Kentucky, Illinois, Tennessee, Ohio, Alabama dhe Georgia, shkruan Euro News Albania.
Në Tenesi, rreth 40,000 shtëpi dhe biznese ishin pa energji pasi rrufeja goditi një nënstacion.



