Një tërmet me fuqi shkatërruese prej 6 magnitudë ka goditur brigjet verilindore të Japonisë – konkretisht rajonin e Fukushimës, ka njoftuar agjencia meteorologjike japoneze – duke theksuar se deri më tani nuk është lëshuar ndonjë paralajmërim për cunami të mundshmeDeri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, ndërsa epiqendra e tërmetit raportohet të ketë qenë në një thellësi prej 40 kilometrash dhe ishte ndjerë deri në Tokio.
TEPCO, operatori që menaxhon me centralin bërthamor në Fukushima, ka njoftuar se nuk ka regjistruar “aktivitete të pazakonta” në central apo në rajone tjera.
Ky arkipelag është shtëpia e rreth 125 milionë japonezëve, të cilët pothuajse çdo vit ndjejnë rreth 1.500 tërmete – shumica prej të cilëve nuk janë edhe aq të mëdhenj, transmeton Bota sot.info.
E momentin kur tërmeti goditi vendin janë kapur nga kamerat e vendosura në maje të ndërtesave të larta, ku gjithçka dukej se dridhej.



